Vjen reagimi edhe nga Ambasada zvicerane, janë kundër draftligjit për vlerat e UÇK-së

Aktuale

Vjen reagimi edhe nga Ambasada zvicerane, janë kundër draftligjit për vlerat e UÇK-së

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 12:15
Foto Ilustrim

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka reaguar në lidhje me Ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së

Ambasada zvicreane ka thënë se ky ligj mund të minojë lirinë e shprehjes si një nga të drejtat themelore.

Ambasada e Zvicrës ka thënë, po ashtu, se ligji i propozuar mund të shkaktojë frikësim në mesin e disa qytetarëve të Kosovës.

“Pa përjashtuar të drejtën për të treguar respekt ndaj UÇK-së dhe anëtarëve të saj, Zvicra është e brengosur që Ligji i propozuar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së mund të minojë lirinë e shprehjes, një nga të drejtat themelore sipas Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore. Ligji i propozuar mund të kërcënojë disa qytetarë të Kosovës dhe të pengojë procese të tjera që synojnë trajtimin e së kaluarës. Zvicra inkurajon krerët dhe politikanët e Kosovës të gjurmojnë mënyra të tjera për të treguar respekt për UÇK-në”, thuhet në reagimin e Ambasadës zvicerane.

Edhe Ambasada amerikane është shprehur kundër një ligji të tillë për UÇK-në.

Për një Ligj të tillë kishte reaguar më herët ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Më 29 qershor në profilin e tij zyrtar Kosnett kishte thënë se Ligji për Vlerat e Luftës së UÇK-së është një mënyrë e gabuar për të treguar respekt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Diplomati amerikan kishte potencuar se një ligj i tillë kriminalizon lirinë e shprehjes dhe frikëson qytetarët.

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të vihet në votim Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe i përkrahur edhe nga Qeveria që drejton Avdullah Hoti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat