Deputetja e PDK-së ka një kërkesë për kryeministrin dhe ministrin e LDK-së

Aktuale

Deputetja e PDK-së ka një kërkesë për kryeministrin dhe ministrin e LDK-së

Nga: H.O. Më: 7 gusht 2020 Në ora: 12:14
Ariana Musliu Shoshi

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu Shoshi një postim në Facebook ka kërkuar nga kryeministri i vendit Avdullah Hoti dhe Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa që të ndihmojë të gjithë qytetarët që janë dëmtuar nga reshjet e fundit në vend.

Sipas saj, ministri Mustafa duhet të mbledhë të dhënat për dëmet e shkaktuara dhe t’i sjellë ato në Kuvend në mënyrë që t’iu ndihmoj të dëmtuarve.

Deputetja Musliu-Shoshi thotë se qeveria duhet të formojë një fond të veçantë për fatkeqësitë elementare të cilin fond duhet ta vendos në Buxhetin vjetor e të cilin e përdor vetëm kur kemi dëme të mëdha siç ishin ditëve të fundit

Postimi i plotë:

Kosova ka qytetarë punëtorë, të mirë e të aftë që e punojnë tokën me mund e me djersë. Por të reshurat e mëdha të shiut dhe breshërit të cilat ranë ditëve të fundit u’a kanë dëmtuar kulturat bujqësore. Janë dëmtuar në masë të madhe pemët dhe perimet në tërë territorin e Kosovës, janë dëmtuar vreshtat, janë dëmtuar të mbjellurat pranverore, është dëmtuar pemtaria dhe bletaria.

Ditë më parë Kryeministri Hoti paralajmëroi se do të ketë reshje të mëdha ditëve në vazhdim prandaj për këtë çështje ka kërkuar nga “Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave  që së bashku me FSK-në të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat ku janë bërë dëmet.”

Kërkesë e drejtë e Kryeministrit, por krahas thirrjes dhe vullnetit për t’i përballuar më lehtë pasojat e reshjeve, ai duhet të kujdeset edhe për ndihmesën që duhet dhënë të dëmtuarve.

Qeveria duhet të krijojë fond të veçantë për fatkeqësitë elementare të cilin fond duhet ta vendos në Buxhetin vjetor e të cilin e përdor vetëm kur kemi dëme të mëdha siç ishin ditëve të fundit.

Ndërsa, Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa i kërkoj që përveç vizitave në teren, t’i mbledh të dhënat nga dëmet që janë bërë e t’i sjell në Kuvend për njoftim të gjithë deputetëve e ai bashkë më Ministrinë t’u ndihmojë të dëmtuarve.

Qytetarët tanë i punojnë rreth 421.012 hektarë tokë bukjqësore, të mbjellura 9.244 ha janë pemë; 3.367 ha vreshta, i kemi 219.831 koshere të bletëve dhe 2. 665.262 shpezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat