Deliu e PDK-së: VV na kritikoi se i rrëzuam në kohë pandemie, tash po e kërkon të njëjtën vet

Aktuale

Deliu e PDK-së: VV na kritikoi se i rrëzuam në kohë pandemie, tash po e kërkon të njëjtën vet

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 12:16
Blerta Deliu-Kodra

Mirëpo, Partia Demokratike e Kosovës këtë inicim e sheh të pakuptimtë dhe do nuk ndihmojë në rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka deklaruar se është habitshme që një subjekt si Lëvizja Vetëvendosje, t’i kërkojë PDK-së bashkëpunim në rrëzimin e Qeverisë Hoti në kohë të pandemisë së koronavirusit.

Sipas saj, narrativa e ndërtuar prej vitesh nga VV se me PDK-në ka vija të kuqe dhe duke ditur diskursin përjashtues tërë kohën, e bënë të pabesueshme se në çfarë gjendje ka rënë kjo parti.

“Për neve është e habitshme që një subjekt si Vetëvendosje kërkon bashkëpunim nga PDK sepse dihet narrativa e ndërtuar prej vitesh nga ky subjekt politik, që ka vija të kuqe me PDK-në dhe për neve është e pabesueshme sesi kjo parti e sjell vetën në këtë gjendje sa të kërkojë bashkëpunim nga një subjekt që ka pasur diskurs përjashtues tërë kohën. Po e them në këtë kohë të pandemisë, interesi ynë është të merremi me ligjet dhe rimëkëmbjen ekonomike dhe ta shohim këtë, nuk e kemi biseduar në strukturat e partisë, kemi pasur tema të tjera lidhur me seancën dhe zhvillimeve të fundit”, ka deklaruar Deliu-Kodra për Insajderin.

Tutje, deputetja e PDK-së ka thënë se derisa VV ka akuzuar partitë e tjera për rrëzimin e qeverisë në kohë të pandemisë, të njejtën po synon edhe vetë me PDK-në.

“Ky subjekt politik(LVV), që akuzat më të mëdha i ka pasur se nuk prishet qeveria në kohë të pandemisë, tani po kërkon ta rrëzojë qeverinë. Tashmë është evidente se për këtë parti nuk është më faktor i rëndësishëm shëndeti i qytetarëve të Republikës së Kosovës, po shihen agjendat e saja në kohë të pandemisë”, ka potencuar tutje ajo.

Deputetja Deliu-Kodra ka kritikuar edhe menaxhimin e situatës me koronavirus nga Qeveria e Avdullah Hotit, duke thënë se ka një përshkallëzim të situatës si shkak i keqmenaxhimit. Ajo ka shtuar se PDK ka iniciativa konkrete për t’i ndihmuar qytetarët e Kosovës në tejkalimin e situatës në rrafshin shëndetësor dhe ekonomik.

Sa i përket futjes së PDK-së në Qeverinë Hoti, deputetja ka bërë me dije se kjo nuk është diskutuar brenda partisë.

“Nuk është objektivë që është diskutuar ndonjëherë në parti futja e PDK-së në qeveri, ne jemi parti opozitare dhe në këtë rrethana jemi vetëm përfaqësuese e opozitës dhe qytetarëve”, ka përfunduar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat