Zemaj: Familjarët e të infektuarve i kemi larguar me polici nga klinikat

Aktuale

Zemaj: Familjarët e të infektuarve i kemi larguar me polici nga klinikat

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 12:42
Kuvendi

(E plotësuar) Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi Murtezi në seancën e sotme ka ngritur si shqetësim faktin që familjarët e infektuar me COVID-19 po shoqërohen nga familjarët e tyre në Klinikën Infektive, atë të Pulmologjisë edhe spitalet rajonale. E lidhur me këto raste ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se kjo ka ndodhur më herët dhe për këtë është dashur intervenimi nga Policia e Kosovës.

Demi-Murtezi ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj se pse keni vazhduar me heqjen e masave në vazhdimësi pa e vlerësuar shkallën e rrezikut .

Demi-Murtezi: Kush ka pasur guxim të lejojë që të infektuarit me COVID-19 të shoqërohen nga familjarët

“Me ata që hospitalizohen kontakti i vetëm duhet të jenë personeli shëndetësor të pajisur me rroba mbrojtëse. Ndërkohë, këto ditë ne po shohim në vazhdimësi nga afër e po raportohet edhe në medie se familjarët e të infektuarve janë në kontakt të vazhdueshëm me të infektuarit qoftë nga papërgjegjësia apo edhe nga nevoja për t’u kujdesur për të afërmit e infektuar kësisoj virusi që kishte kapluar një person në familje tashmë e ka derën hapur për t’i kapluar të gjithë. Kush ka pasur guximin që të lejojë që të infektuarit me COVID-19 në Klinikën Infektive edhe Pulmologjisë dhe spitalet regjionale të shoqërohen nga familjarët”, tha ajo.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se përkundër përpjekjeve të punëtorëve të kompanive të kontraktuara për sigurim fizik për moslejim të palëve në objektet shëndetësore kjo nuk është arritur, prandaj është kërkuar ndihmë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovë.

Madje ai tha se me përfshirjen e policisë është zgjidhur ky problem.

Zemaj: Është dashur ndërhyrja e Policisë për t’i ndaluar familjarët e të infektuarve

“Ky është një shqetësim i përgjithshëm, ka të bëjë pak a shumë edhe me kulturën tonë dhe ambientin me të cili jetojmë. E adresuat edhe ju dhe pyetja është pothuajse para një muaji e më shumë. Mund t’iu informoj se Shërbimi Spitalor Klinik Universitar në vazhdimësi përmes kompanisë të kontraktuar për sigurim fizik të objekteve kanë ndaluar prezencën e palëve në objektet shëndetësore e në veçanti praninë në klinikat ku ka rrezikshmëri më të lartë dhe ku trajtohen pacientët me COVID-19. Përkundër angazhimeve maksimale familjarët kanë gjetur forma alternative për të hyrë brenda. Kjo ka qenë arsyeja pse është kërkuar asistencë nga Policia e Kosovës përmes shkresës zyrtare në mënyrë që të asisojë në këtë drejtim. Policia e Kosovës tashmë është e kyçur në Klinikën Infektive dhe po asiston mjaftë mirë... Me kyçjen e Policisë së Kosovës kjo çështje është zgjidhur dhe nuk ka raste të tilla”, tha ai.

Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku foli rreth kësaj problematike, ku tha se qeveria duhet të siguroj staf të mjaftueshëm për siguri për jetën e pacientëve.

Mulhaxha-Kollçaku: Detyra e shtetit nuk është për të shpërndarë gjoba

“Me përgjegjësi të plotë po e them që shumë prej tyre më kanë deklaruar që iu është thënë që duhet të qëndroni pranë pacientit sepse nuk kemi mundësi me u përgjigje për jetën e tyre nga stafi shëndetësor edhe mundem me t’i sjellë shumë dëshmitarë. Detyra e shtetit nuk është me shpërndarë gjoba për familje por të sjellë rregull në spitale për të siguruar staf të mjaftueshëm mos të rrezikojë në orët e vona të natës pacienti për një bocë me oksigjen. Garantoni sigurinë e jetës së pacientëve”, theksoi ajo. 

Kuvendi shkon në pauzë

Pas përfundimit të kohës për pyetje parlamentar, deputetët kanë shkuar në pasuzë deri në orën 15:00.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka njoftuar se pas pauzës do të vazhdohet me miratimin e rendit të ditës.

Ajo tha se kjo pauzë po merret për tu ajrosur salla plenare ku po mbahet seanca.

Votohet rezoluta për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës

Sot në seancën e Kuvendit është votuar kaloi Rezoluta për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës

Kjo rezulotë kaloj me 53 vota për e 11 abstenime.

“Kjo rezolutë kërkon që të ndryshohet ligji për kontributet pensionale dhe të hiqet komplet kriteri diskriminues për përvojën e punës 15 vjeçare”.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu.

Postimi:

Me 53 vota për dhe 11 abstenime kaloi Rezoluta për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës

Më në fund mora besimin e grupeve parlamentare të Ldk-së dhe Pdk-së, dhe komuniteteve pakicë jo serbe, për votimin e rezolutës për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

Kjo rezolutë kërkon që të ndryshohet ligji për kontributet pensionale dhe të hiqet komplet kriteri diskriminues për përvojën e punës 15 vjeçare.

Falënderoj deputetët për mbështetje!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat