Kritikë ndaj mediave: Rama dhe Kurti – dy liderët shqiptarë që hapën televizionet e tyre

Aktuale

Kritikë ndaj mediave: Rama dhe Kurti – dy liderët shqiptarë që hapën televizionet e tyre

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 13:42
Edi Rama, Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë politik në Kosovë që krijon një televizion të vetin dhe i dyti në hapësirën shqipfolëse pas Edi Ramës.

Nga kjo parti kanë thënë se qëllimi i kësaj iniciative ka qenë që të paraqesin qëndrimet për çështje të caktuara.

“E respektojmë punën që bëjnë mediat dhe gazetarët në Kosovë, por e kemi parë të rëndësishme që ta bëjmë edhe një televizion, ku shpalosim qëndrimet tona, nëse jemi të ftuar në ndonjë medium, ndonjëherë nuk mund t’i përçojmë të gjitha mesazhet e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Haxhiu ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje, shquhet për veprimet më unike që i bën.

Në rrjetin social Facebook, të enjten u transmetua produkti i parë i televizionit të krijuar nga Lëvizja Vetëvendosje, “TVV”.

Por, mediumi televiziv i hapur për herë të parë nga një subjekt politik në Kosovë, do të transmetohet së shpejti edhe në “Youtube”, platformën tjetër online.

Hapja e një televizioni, ka qenë një nga veprimet më të komentuara në Shqipëri, kur kryeministri Edi Rama kishte hapur hapur një kanal me emrin ERTV.

Bën përshtypje duke marrë në konsideratë marrëdhëniet e ftohta mes Kurtit dhe kreut të qeverisë shqiptare për shkak të qëndrimeve të tyre të kundërta, këtë herë, në këtë variant ata mendojnë njësoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat