Haradinaj uron popullin e Bregut të Fildishtë për ditën e pavarësisë

Aktuale

Haradinaj uron popullin e Bregut të Fildishtë për ditën e pavarësisë

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 14:28
Meliza Haradinaj – Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka shprehur urime të përzemërta për ditën e pavarësisë së Bregut të Fildishtë.

Duke kujtuar se Bregu Fildishtë është një ndër shtetet që e formalizoi njohjen e pavarësisë së Kosovës më 21 shtator 2011, ministrja Haradinaj – Stublla është shprehur e gatshme për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Republika e Kosovës dhe Bregu i Fildishtë kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat