Vetëvendosje po e pret PDK-në për ta rrëzuar Hotin - Bota Sot
Vetëvendosje po e pret PDK-në për ta rrëzuar Hotin

Aktuale

Vetëvendosje po e pret PDK-në për ta rrëzuar Hotin

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 15:05
Foto Ilustrim

Pas nisjes së mbledhjes së nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se janë duke e pritur Grupin parlamentar të PDK-së që t’i japë propozimet për t’i shtuar në kërkesën për mocion.

Zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu i ka thënë se aktualisht i kanë 31 nënshkrime dhe janë në përpunim e sipër të tekstit të mocionit.

“Për mocionin e mosbesimit ndaj ‘Qeverisë Koti’ janë 31 nënshkrime. Kreu i GP të LVV-së, Rexhep Selimi, është në pritje të shtesave në tekstin e mocionit që do t’i bëjë GP i PDK-së”, tha Kryeziu.

Ndërkohë të enjten, Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për ta rrëzuar Qeverinë Hoti, me arsyetimin se ka dështuar në menaxhim të situatës në vend.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të iniciohet me propozimin e një të tretës së deputetëve të parlamentit, që i bie me 40 nënshkrime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat