Hoti:Jemi të vendosur të sigurojmë profesionalizëm në pozita të larta të institucioneve publike

Aktuale

Hoti:Jemi të vendosur të sigurojmë profesionalizëm në pozita të larta të institucioneve publike

Nga: D.B. Më: 7 gusht 2020 Në ora: 15:33
Avdullah Hoti

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti përmes një postimi në facebok, ka shprehur vendosmërinë për të siguruar profesionalizëm në pozita të larta të institucioneve publike dhe borde të ndërmarrjeve publike, nëpërmjet ofrimit të mundësive të barabarta për të gjithë, garës së hapur dhe transparencës në përzgjedhje.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai bëri të ditur se në funksion të kësaj ka vendosur si në vijim.

Postimi i plotë:

Jemi të vendosur të sigurojmë profesionalizëm në pozita të larta të institucioneve publike dhe bordeve të ndërmarrjeve publike, nëpërmjet (I) ofrimit të mundësive të barabarta për të gjithë, (II) garës së hapur dhe (III) transparencës në përzgjedhje.

1. Pasi ligji i ri për zyrtarët publikë ka hyrë në fuqi, kam vendosur që të mos ketë vazhdim automatik të mandatit të asnjë zyrtari të lartë në asnjë institucion. Me mbarimin e mandatit të zyrtarëve në pozita të larta publike, do të hapet konkursi sipas ligjit për të siguruar mundësi të barabarta për të gjithë, garë të hapur dhe transparencë. Vetëm kjo qasje na siguron se përzgjodhën më të mirët. Ky proces do të mbikëqyret edhe nga ekspertët e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar para një muaji në mes të Ambasadës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”

“2. Konkursi për bordet e ndërmarrjeve publike është i hapur deri më 14 gusht 2020. Ftoj të gjithë të interesuarit të konkurrojnë. Do të sigurohet transparencë e plotë në përzgjedhje, ndërsa procesi do të mbikëqyret nga ekspertët e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar. Ftoj edhe organizatat e shoqërisë civile ta mbikëqyrin nga afër këtë proces”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat