Zemaj tregon kur do të fillojë testimi në laboratorët privat

Aktuale

Zemaj tregon kur do të fillojë testimi në laboratorët privat

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 16:14
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se që nga java e ardhshme do të fillojnë të bëhet testimet për COVID-19 edhe në laboratorët privatë.

Ai të premten në një konferencë për media ka bërë të ditur se deri më tani 30 laboratorë kanë plotësuar kriteret.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur tre persona nga Koronavirusi.

IKSHPK ka njoftuar se janë konfirmuar 181 raste të reja me Covid-19, pas testimit të 463 mostrave.

Ndërsa, 125 persona janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat