Ekskluzive: Afër përleshjes deputetët e Vetëvendosjes dhe LDK-së

Aktuale

Ekskluzive: Afër përleshjes deputetët e Vetëvendosjes dhe LDK-së

Nga: D.RR Më: 7 gusht 2020 Në ora: 16:22
Foto nga arkivi

Në seancën e Kuvendit që po mbahet, ka ndodhur një përplasje verbale, e cila për pak ka eskaluar në fizike.

Gazeta “Bota sot” përmes burimeve të veta mëson se problemi ka ndodhur në mes deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj dhe atij të Vetëvendosjes, Hajruallah Çeku.

Të njëjtat burime i kanë thënë "Bota sot" se deputeti Ukaj është vërsulur te deputeti Çeku, por që deputetët e tjerë kanë ndërhyrë dhe nuk kanë lejuar që të ketë përleshje fizike.

Kujtojmë se deputeti Ukaj i është vërsulur në të njëjtën mënyrë edhe kryeparlamentares Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat