Miratohet Projektligji për luftimin e pandemisë në Kosovë - Bota Sot
Miratohet Projektligji për luftimin e pandemisë në Kosovë

Aktuale

Miratohet Projektligji për luftimin e pandemisë në Kosovë

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 17:07

(E plotësuar) - Pas një debati disa orësh, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Ishin 77 vota për dhe një kundër, parandalimin dhe luftimin e pandemisë. 

***

LVV, LDK, PDK e AAK po mbështesin projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Në Kuvend është duke u zhvilluar seanca për shqyrtimin e parë të projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga deputetët që ta mbështesin projektligjin në fjalë.

Nagavci: LVV mbështet tërësisht këtë projektligj

“Grupi parlamentar i LVV-së e mbështet tërësisht këtë projektligj, duke e vlerësuar të nevojshëm dhe të dobishëm në menaxhimin më të mirë dhe të ligjshëm të situatës me COVID-19. LVV dhe deputetët e saj si dje kur ishin në qeverisje, sit ani në opozitë, si nesër kur do të jemi shumë shpejt në qeverisje e kemi dhe do ta kemi interesin e qytetarëve në rend të parë. Andaj e mbështesim plotësisht këtë projektligj dhe ju bëjë thirrje të gjithë deputetëve që për të mirën e qytetarëve të mbështetni këtë projektligj”, ka thënë ajo.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni tha se përkundër mangësive që ka ky projektligj, Grupi Parlamentar i LDK-së do ta përkrahë. Megjithatë tha se duhet të kompletohet para votimit për herë të dytë.

Hyseni: LDK e përkrah këtë projektligj

“Ligji anti-COVID, ashtu siç e kemi dhënë përkrahjen në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, si GP i LDK-së do ta përkrahim. Ky ligj do të jetë në shërbim të institucioneve që merren me pandeminë dhe për qytetarët të cilët janë ata që qëllimi ynë është për t’i ruajtur.. Ky projektligj ka realisht shumë mangësi të cilat gjatë procedimit para votimit të dytë ta kompletojmë dhe t’i shërbejmë pandemisë në të cilën ne përballemi sot ”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu edhe Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se do ta mbështesin projektligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

Haxhiu: Ky ligj ka pasur mundësi që të votohet shumë më herët

“Këtë po e flasim me 5 muaj vonesë. Ky ligj ka pasur mundësi që të votohet shumë, shumë më herët…Jemi që me e votua dhe procedua këtë ligj në lexim të parë, por se për ta bërë një ligj në shërbim të qytetarëve do të duhej minimum 7 ditë kohë komisioni me punua, dhe me i jep mundësi edhe deputetëve të tjerë që ky ligj të jetë i gjithë deputetëve. Dhe nëse dëshironi me aprovua me ndryshime të shpejta atëherë me u jep mundësi deputetëve që të kenë mundësi me i pa amendamentet deri të hënën ose të martën dhe pastaj që ne me përfundua deri të premten të ardhshme”, ka deklaruar Haxhiu.

Këtë projektligj e përkrah edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, këtë e tha Albena Reshitaj nga kjo parti.

Reshitaj: AAK përkrahë në parim këtë projektligj

“Dua të them që Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e përkrahë në parim projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, ka deklaruar Reshitaj.

Osmani: Me ligjin e ri ndëshkohen personat që thonë se nuk ka virus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se për arsye të ndryshme është zvarritur shqyrtimi i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në territorin e Kosovës.

Sipas saj, me këtë ligj është paraparë të ndëshkohen të gjithë ata persona që thonë që nuk ka virus.

“Me këtë ligj do të sankionohen personat fizik dhe juridik që nuk zbatojnë masat e vendosura nga ana e qeverisë, që pritet që nëpërmjet amandamentit të bëhet detyruese, ku parashihen ndëshkime, që me ndikimin e tyre keqpërdorin duke thënë që nuk ka virus, sepse dëmi që e bëjnë në shoqëri është i madh dhe dezinformatat e tyre nuk do të duhej lënë pa u ndëshkuar”, theksoi ajo.

“Më në fund për arsye të ndryshme ky ligj është zvarritur përkundër faktit se ka qenë kërkesë e qartë. Përkundër situatës së rënduar nga panddemia Covid-19, ligji ka mbetur peng i politikave, e vendosin shëndetin para politikave. Ky ligj që e kemi iniciuar së bashku me 5 deputetë të tjerë. Ky ligj ka për qëllim që nëpërjmet kufizimeve të jetë me efektiv për parandalimin e kësaj pandemie në respektim të kushtetueshmërisë”, ka thënë Osmani.

“Ky ligj hynë në fuqi në ditën e miratimit, por shfuqizohet automatikisht nga pushimi i arsyeve për nxjerrjen e tij. Këtë ligj deputetët do të mund ta trajtojnë nëpërmjet dy leximeve”, tha tutje ajo.

“Projektligji e trajton bazën kushtetuese, presim që Komisini i Shëndetësisë ta plotësojë për nevojat e duhura, pasi që koha kur është inicuar ka qenë ndryshe në muajin mars nga tash që kemi 300 të peronave që kanë vdekur”, vlerësoi ajo.

Sipas Osmanit, rrethanat me të cilat po përballet vendi ky ligj mund të plotësohet.

“Ky ligj nuk është i Vjosa Osmanit, por i dëputetëve të Kuvendit të Kosovës”, shtoi në fund ajo.

VV dhe PDK përkrahin projektligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19

Në Kuvend është duke u zhvilluar seanca për shqyrtimin e parë të projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Nënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga deputetët që ta mbështesin projektligjin në fjalë.

“Ky projektligj u iniciua në prill – më shumë se 3 muaj më parë. Por Qeveria Hoti nuk e miratoi të njëjtin me procedurë të rregullt. Për fat të keq të qytetarëve vijuan me masa të çorganizuara – fatkeqësisht betejën me virusin e kanë humbur më shumë 300 qytetarë”.

“Që tre muaj ky projektligj pengohej nga kjo qeveri që si e tillë e vlerësoi si nismë të panevojshme. Sot situata është tërësisht jashtë kontrollit, qytetarët me të drejtë ndjehen të shqetësuar”.

Gjithashtu edhe Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se do ta mbështesin projektligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

***

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani në seancën e sotme të Kuvendit duke prezantuar projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid -19, ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë këtë projektligj dhe të vendosin interesin e qytetarëve para politikave ditore.

Osmani si iniciues i këtij projektligji tha apo ashtu se ky ligj ka mbetur peng i politikave ditore, ndonëse ishte propozuar që nga marsi i këtij viti.

Ajo po ashtu theksoi se ky projektligj ka për qëllim të mbroj shëndetin publik në vend, që të ofrojë mundësi për organet e ligj zbatuese që të kryejnë punët e tyre pa e shkelur Kushtetutën dhe ligjet.

Osmani: Projektligji ka për qëllim që të mbrojë shëndetin publik

“Ka për qëllim që të mbrojë shëndetin publik në vend që të ofroj mundësi për organet ligj zbatuese që të kryejnë punën e tyre pa e shkelur Kushtetutën dhe ligjet, si dhe që të jetë përgjigje ndaj obligimeve që rrjedhin nga Gjykata Kushtetuese nëpërmjet dy aktgjykimeve të saj dhe më specifikisht aktgjykimin KO54/20 dhe 62/20. Gjykata në mënyrë eksplicite ka thënë që është detyrë e kuvendit që nëpërmjet miratimit të një ligji të ri të përcaktoj mekanizmat ligjor dhe autorizimet më të përshtatshme në mënyrë që autoritetet përkatëse përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë në tërësi të ndërmarrin masat e duhura dhe të nevojshme për luftimin dhe parandalimin e pandemisë Covid-19 në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimet që ishin si rezultat i këtyre masave”, ka thënë Osmani.

Debati për këtë projektligj është duke vazhduar nga deputetë të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat