I kërkoi bashkëpunim për rrëzimin e Hotit, PDK-ja i përgjigjet VV-së

Aktuale

I kërkoi bashkëpunim për rrëzimin e Hotit, PDK-ja i përgjigjet VV-së

Nga: E.R Më: 7 gusht 2020 Në ora: 18:05
Sejdi Hoxha

Pas nisjes së mbledhjes së nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se janë duke e pritur Grupin parlamentar të PDK-së që t’i japë propozimet për t’i shtuar në kërkesën për mocion.

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kjo iniciativë është show mediatik. Ai ka shtuar se kur është rrëzuar Qeveria Kurti u bë shumë zhurmë se pse është rrëzuar në kohën e pandemisë, derisa edhe tani kur vendi në kulmin e pandemisë, VV-ja merr iniciativë për ta shkarkuar Qeverinë.

“Ka pasur një deklarim dje nga PDK, kjo iniciativë është show mediatik. Kur është rrëzuar Qeveria Kurti ka bërë shumë zhurmë se pse është rrëzuar në kohën e pandemisë. Çka ndodhi tash kur në kulmin e pandemisë merr iniciativë për ta shkarkuar Qeverinë”, u shpreh deputeti Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat