Zemaj: Iniciativa e VV-së për rrëzimin e Qeverisë ka kauzë të dobët

Aktuale

Zemaj: Iniciativa e VV-së për rrëzimin e Qeverisë ka kauzë të dobët

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 18:53
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se iniciativa e Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Kurti ka një kauzë të dobët.

Në emisionin Info Magazine, ai ka thënë se në situatën me pandeminë në të cilën ndodhet vendi, nevojitet unitet dhe jo luftë politike.

“Në situatën që gjendemi, ndoshta do të duhej një reflektim ndryshe, krijimi i një uniteti për menaxhimin e pandemisë dhe jo një lufte politike në këto rrethana. Nëse rrëzohet një qeveri; atëherë arsyeja është që të shkohet në zgjedhje”.

“E kisha marrë serioze këtë deklaratë nëse VV për dy muaj do të kishin ndonjë rekomandim për përmirësimin e gjendjes shëndetësore në vend. Kjo iniciativë ka kauzë të dobët sepse qytetarët janë të brengosur për shëndetin dhe mirëqenien ekonomike”.

“Unë kapacitetet e mia kam ftuar të gjithë akterët që të bëhemi bashkë në luftën kundër pandemisë. Kam ftuar 4 ish-ministrat e fundit që të jenë pjesë e bordit dhe të japin këshillat e tyre”.

“Kam ftuar të gjithë përfaqësuesit e mediave, shoqërisë civile që ta kemi një front të përbashkët në luftimin e pandemisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat