Deputeti publikon pamjet: Xhandarmëria serbe futet në Kosovë, kështu lëvizin lirshëm pjesëtarët e saj në Kamenicë - Bota Sot
Deputeti publikon pamjet: Xhandarmëria serbe futet në Kosovë, kështu lëvizin lirshëm pjesëtarët e saj në Kamenicë

Aktuale

Deputeti publikon pamjet: Xhandarmëria serbe futet në Kosovë, kështu lëvizin lirshëm pjesëtarët e saj në Kamenicë

Nga: P.R Më: 7 gusht 2020 Në ora: 20:51
Pamje të publikuara nga Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në profilin e tij në facebook, ka publikuar një video, e që sipas tij tregon momentin kur 11 ushtarë të xhandarmërisë serbe janë futur në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës

“Sot rreth orës 17:00, xhandarmëria serbe është futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë,Komuna e Kamenicës. Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant “Oxygen” që është pronë e Adhurim Krasniqit. Institucionet e sigurisë së Kosovës, duhet të veprojnē urgjentisht për të mbrojtur qytetarët, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Për herë të parë xhandarmëria serbe patrullon lirshêm në lagje të qytetarëve të Karaçevës. Pamjet janë marrë nga restorani “Oksigjen” në Karaçevê”, ka shkruar deputeti Mefail Bajqinovci, përcjellë “Bota Sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat