Xhandarmëria serbe hynë ne Kosovë, vjen reagim i fuqishëm nga OVL e UÇK-së

Aktuale

Xhandarmëria serbe hynë ne Kosovë, vjen reagim i fuqishëm nga OVL e UÇK-së

Nga: E.B Më: 7 gusht 2020 Në ora: 22:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetar i Organizatës se Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka reaguar duke e quajtur turp të madh që institucionet e Republikës së Kosovës nuk kanë reaguar që Xhandamëria serbe është futur në territorin e Kosovës.

Gucati ka thënë që duhet përsëri që UÇK-ja të mbrojë përsëri shtetin e Kosovës, përderisa qeveria hesht dhe nuk është në gjendje të bëjë asnjë reagim, shkruan “Bota Sot”

Postim i plotë:

Është një turp i madh që institucionet e Rebulikës së Kosovës nuk reagojnë dhe nuk marrin asnjë veprim me atë që ka ndodhur sot, ku  Xhandarmëria serbe është  futur në territorin e Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës, bëhen kinse nuk kanë parë dhe nuk ka ndodhur asgjë, a duhet përsëri që veteranë e Ushtrisë Çlimitare të Kosovës të mbrojnë shtetin e Kosovës përderisa Qeveria hesht dhe nuk është në gjendje asnjë reagim të bëjë e lëre diçka me shumë, i bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që raste të tilla mos të përseriten, veteranët e UÇK-së nuk kanë luftuar që të shohim Xhandarmërinë serbe të futet në territorin e Kosovës sa herë të dojë, turp për Qeverinë e Republikës së Kosovës për mos reagimin dhe marrjen e ndonjë veprimi!

HG

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat