Latifi: Ligji për UÇK-në promovon idenë e Shqipërisë së Madhe, ja pse u alarmuan ambasadat

Aktuale

Latifi: Ligji për UÇK-në promovon idenë e Shqipërisë së Madhe, ja pse u alarmuan ambasadat

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 22:46
Blerim Latifi

Profesori Blerim Latifi po vlerëson se Ligji për UÇK-në promovon idenë e Shqipërisë së Madhe, prandaj sipas tij edhe janë alarmuan ambasadat.

"Duket se pikërisht ky element, në ligjin për të cilin po flasim, i ka alarmu ambasadat perëndimore në Prishtinë. Sigurisht Serbia nuk do të vonojë t'i informoj shtetet fqinje të Kosovës se Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë një ligj ku flitet për mbrojtjen e idesë për Shqipninë e Madhe, e cila implikon territoret e këtyre shteteve", ka shkruar Latifi në Facebook.

Sipas tij, natyrisht, një ligj që ka për objekt vlerat e luftës çlirimtare është i nevojshëm, por kjo nuk është mënyra më e mirë për ruajtjen e tyre. 

"Mënyra më e mirë është mbrojtja në Hagë dhe denoncimi publik i të gjithë atyre që në këto 20 vite pas luftës e kanë përdorë emrin e UÇK-së për të zhvatë dhe abuzu me institucionet publike:", ka shkruar Latifi.

Postimi i plotë:

Ligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, në kuadër të dispozitave të tij e paska edhe betimin e ushtarit të UÇK-së. Në tekstin e këtij betimi, siç dihet, është edhe fjalia për Shqipninë e Madhe: "Unë, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre!". Kjo fjali gjithmonë ka qenë në kontradiktë me domethënien e vetë emrit UÇK, sepse ky emër tregon qëllimin e saj për çlirimin e Kosovës, e jo "të tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre".

Duket se pikërisht ky element, në ligjin për të cilin po flasim, i ka alarmu ambasadat perëndimore në Prishtinë. Sigurisht Serbia nuk do të vonojë t'i informoj shtetet fqinje të Kosovës se Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë një ligj ku flitet për mbrojtjen e idesë për Shqipninë e Madhe, e cila implikon territoret e këtyre shteteve. Madje, mund ta influencoj edhe Greqinë, për njohjen e të cilës kemi aq shumë nevojë.

Pra, siç duket, shqetësimet perëndimore rreth këtij ligji janë edhe më të thella se sa ato që po quhen "shqetësime rreth lirisë së shprehjes". Natyrisht, një ligj që ka për objekt vlerat e luftës çlirimtare është i nevojshëm, por kjo nuk është mënyra më e mirë për ruajtjen e tyre. Mënyra më e mirë është mbrojtja në Hagë dhe denoncimi publik i të gjithë atyre që në këto 20 vite pas luftës e kanë përdorë emrin e UÇK-së për të zhvatë dhe abuzu me institucionet publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat