Bolton: Beograd dhe Prishtina ndoshta janë larg nga zgjidhja – por duhet vetë të zgjidhin problemet

Aktuale

Bolton: Beograd dhe Prishtina ndoshta janë larg nga zgjidhja – por duhet vetë të zgjidhin problemet

Nga: F. B. Më: 8 gusht 2020 Në ora: 08:24
Xhon Bolton

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Xhon Bolton ka deklaruar se Beogradi edhe Prishtina ndoshta janë larg nga marrëveshja e konfliktit mes tyre, por marrëveshja eventuale për shkëmbim territori nuk do duhej të kishte ndikim në BiH, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

"Sa i përket Serbisë dhe Kosovës, nëse ato do të merreshin vesh për shkëmbim territori, në pjesën e bisedimeve me të cilën zgjidhen të gjitha çështjet dhe që do sillte raporte ekonomike, diplomatike edhe të ngjashme, mendoj se ne nga jashtë do ta mbështesim” tha Bolton për N1 të BiH.

Por, si shtoi ai zgjedhja nuk guxon të ndikoj në vendet tjera të regjionit posaçërisht në Bosnje.

"Mendoj se duhet qarte të themi se zgjidhja bilaterale mes Serbisë dhe Kosovës nuk ka asnjë ndikim në Bosnje, Shqipëri, Rumani, Bullgari apo kudo tjetër. “ tha ai dhe shtoi se vendime të këtilla nuk mund thotë se një i tretë ka të drejtë njëanshëm të kërkoj ndarje.

Bolton tha se Beogradi dhe Prishtina vetë duhet të zgjidhin problemin dhe i duket se ka hapësirë për përparim, por kjo frustron pasi nuk përparim. Ai shprehu shpresën se do të vijë koha që kjo çështje të zgjidhet.

Ai po ashtu shprehu shqetësimin për mungesën e mjaftueshme amerikane në regjionin e Ballkanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat