Xhandarmëria serbe në Kosovë, Anton Quni: Po presim informacionet e sakta nga KFOR-i!

Aktuale

Xhandarmëria serbe në Kosovë, Anton Quni: Po presim informacionet e sakta nga KFOR-i!

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 10:51
Anton Quni

Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke marrë informacione nga zyrtarët e trupave të armatosur ndërkombëtare, KFOR, rreth futjes së xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka konfirmuar se që nga mbrëmë kanë nisur mbledhjen e detajeve rreth veprimit të xhandarmërisë serbe në territorin tonë.

I pari i MM-së tregoi, për media, se për këtë rast pati një bisedë direkte edhe me komandantin e forcave të NATO-së në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Michele Risi.

“Jemi në kontakt me autoritetet e komunës, kryeministrin, komandantin e KFOR-it. Pra, po mbledhim informacioneve për ta kuptuar saktë se çka ka ndodhë. Personalisht kam biseduar me komandantin e KFOR-it. Po presim informata e saktat dhe shpjegimet që bëhen nga komandana e KFOR-it”, është shprehur ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin.

“Shpejt do të kem një raport të detajizuar. Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”, është shprehur ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat