​Zemaj premton mbështetje për luftimin e Covid-19 në Bujanovc

Aktuale

​Zemaj premton mbështetje për luftimin e Covid-19 në Bujanovc

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 13:22
Zemaj po vazhdon takimet në komunën e Bujanovcit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj po vazhdon takimet në komunën e Bujanovcit. Ai së bashku me drejtorin e IKShP-së ka takuar kryetarin e kësaj komune, Nagip Arifi.

Ministri Zemaj tha se prezenca e qeverisë në luginë, duhet të jetë siguri për qytetarët.

Kryetari i komunës së Bujanovcit, tha se është hera e parë qe vizitohen nga një ministër i Shëndetësisë.

"Ministri na premtoi që në kuadër të ndihmës ka shprehur dëshirën të na ndihmojë edhe në mjetet për luftimin e Covid-19. Është një brengë edhe këtu, edhe në Kosovë. Tani për tani nuk kemi mjete të tjera përveç se të vetëdijesohemi”, tha ai.

Zemaj tha se ai i ka premtuar që këto shërbime t'i marrin në mënyrë të barabartë dhe të sigurtë.

"Ky kujdes është human. Unë zotohem që me të gjitha kapacitet do t'u ofrojmë aq sa mundemi. Prezenca ime këtu tregon që nuk duhet të kemi frikë. Kosova po punon në zgjerimin e testimeve në gjithë rajonet e Kosovës. Atë që mund të ofrojmë për të gjithë qytetarët si të mundohemi edhe për qytetarët e Preshevës”, tha ai.

Zemaj tha se është njoftuar nga kryetari që këtu ka pasur mungesë të specializantëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat