480 pacientë të shtrirë me Covid, 45 në gjendje kritike

Aktuale

480 pacientë të shtrirë me Covid, 45 në gjendje kritike

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 15:14
Klinika Infektive e QKUK-së.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SSHKUK) thotë se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale, janë të shtrirë 630 pacientë, ku prej tyre, 480 janë të konfirmuar me koronavirus.

Nga pacientët e konfirmuar me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, 237 pacientë po trajtohen në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhenë spitalet rajonale janë të shtrirë 243 pacientë.

Sipas raportit, 13 pacientë janë në gjendje më të rënduar shëndetësore dhe janë të vendosur në respiratorë.

Ndërkaq, 32 pacientë po asistohen nga maska për frymëmarrje e njohur me shkurtesën CPAP, si dhe 389 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Kosova rastet e para me koronavirus i regjistroi më 13 mars.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në Kosovë janë regjistruar 10,059 raste me COVID-19. Prej tyre, 315 pacientë kanë vdekur dhe 5,677 janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat