Banorët e Karaçevës paralajmërojnë kundërpërgjigje ndaj xhandarmërisë serbe

Aktuale

Banorët e Karaçevës paralajmërojnë kundërpërgjigje ndaj xhandarmërisë serbe

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 8 gusht 2020 Në ora: 17:19
Pamje ekskluzive nga vendi ku dje hyri xhandarmëria serbe

Gjatë ditës së djeshme në Karaçevë të Kamenicës janë parë teksa kanë kaluar disa ushtarë serbë.

Këto pamje janë bërë publike nga një restorant afër duke ngjallur reagime të mëdha nga liderët dhe një pasiguri për qytetarët.

Ndërsa, sot gazetari nga “Bota sot” ka vizituar Karaçevën duke sjellë pamje nga vendi i ngjarjes.

Image

Qytetarët i thanë gazetës “Bota sot” se gjatë gjithë natës nuk kanë fjetur.

Ata kanë paralajmëruar kundërpërgjigje ndaj xhandarmërisë serbe, nëse ata hyjnë edhe një herë në territor të Kosovës.

Image

Ata kanë theksuar se restoranti në të cilin kanë kaluar xhandarmëria, është shumë i frekuentuar nga shqiptarët.

Ndryshe, KFOR, përmes një komunikate për media, ka sqaruar se bashkë me forcat serbe, dje kanë zhvilluar patrullime të përbashkëta në këtë zonë./BS

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat