Hoti ‘godet’ Haradinajn pasi vizitoi Karaçevën: S’ka nevojë për defilime në vendngjarje, siguria nuk rrezikohet - Bota Sot
Hoti ‘godet’ Haradinajn pasi vizitoi Karaçevën: S’ka nevojë për defilime në vendngjarje, siguria nuk rrezikohet

Aktuale

Hoti ‘godet’ Haradinajn pasi vizitoi Karaçevën: S’ka nevojë për defilime në vendngjarje, siguria nuk rrezikohet

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 17:56
Ramush Haradinaj vizitoi Karaçevën

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu është takuar me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Michele Risi, pas futjes së xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Facebook nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Hoti tha se në këtë takim është diskutuar se si ka ndodhur kjo ngjarje, ndërsa ai vet ka qenë në kontakt me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati, me të cilin ka thënë se do t’i vizitojë banorët e Karaçevës.

“Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja”, ka shkruar Hoti.

Kjo deklaratë e Hotit mund të shihet si përgjigje ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili sot vizitoi Karaçevën, dhe nga ky publikoi edhe disa fotografi.

Postimi i plotë i Hotit:

Lidhur me ngjarjen e djeshme, sot Ministri i Punëve të Brendshme është takuar me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Risi, me të cilin kam komunikuar edhe vetë mbrëmë dhe sot. Në këtë takim është sqaruar se si ka ndodhur kjo ngjarje. Kam qenë në komunikim edhe me Kryetarin e Kamenicës, z.Qendron Kastrati, me të cilin së shpejti do të vizitojmë qytetarët tanë në ato fshatra.

Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja.

Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht nga pjesa më e fuqishme dhe demokratike e botës.

Në ditët në vijim do të merren veprime konkrete nga institucionet e sigurisë së Kosovës, në koordinim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë këtu patrullimet e përbashkëta me KFOR-in.

Dëshiroj të falënderoj Gjeneralin Risi për bashkëpunimin e ngushtë në vazhdimësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat