Vjen reagimi nga familja Jashari për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë

Aktuale

Vjen reagimi nga familja Jashari për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë

Nga: M.H Më: 8 gusht 2020 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pas hyrjes së 11 pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe dje brenda territorit të Republikës së Kosovës, saktësisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Jashari përmes një shkrimi në facebok ka shkruar që është e papranueshme ajo se çfarë ka ndodhur dhe se sa më shpejt duhet të merren masa nga institucionet, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Shqetësuese dhe e pa pranueshme që ende nuk kemi asnjë veprim institucional ndaj hyrjes së
xhandarmerisë serbe në Karaçevë.

Pas asaj që ka ndodhur një ditë me parë është dashur që udhëheqësit e institucioneve tona të takohen dhe të marrin masa ndaj provokimit që shteti serb po bënë ende në Kosovë.

Kosova është shtet i pavarur dhe institucionet tona e kanë për obligim që të ruajnë territorialitetin dhe sovranitetin e saj, prandaj për një rast të tillë duhet dhënë përgjegjësi institucionale.

Mijëra dëshmor e martirë, invalid e veteran dhanë jetën e sakrifikuan për lirinë tonë, të cilën duhet ta gëzojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, brenda territorit tonë shtetëror.

Si kryetar i Komunës së Skenderajt dhe si anëtar i familjes Jashari, i bëjë thirrje institucioneve tona që të marrin veprime konkrete ndaj asaj që ka ndodhur në Karaçevë dhe të mos lejojnë që të përseriten provokime të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat