Kusari-Lila deklaron pasurinë, afër 22 mijë euro të hyra vjetore

Aktuale

Kusari-Lila deklaron pasurinë, afër 22 mijë euro të hyra vjetore

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 18:56
Mimoza Kusari – Lila

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari – Lila ka deklaruar se posedon një banesë të përbashkët në vlerë të 180 mijë euro dhe një banesë, vlera e së cilës është 70 mijë euro.

Kusari – Lila, thotë se ka një veturë të tipit “GLK” Mercedes në emër të bashkëshortit të saj, në vlerë të 11 mijë euro.

Deputetja ka deklaruar edhe paratë e gatshme të mbajtura në institucione financiare, të cilat kanë vlerën 599 euro.

Ndërsa, ajo ka deklaruar se ka kredi të papaguar në vlerë të 13 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat