Milazim Krasniqi reagon për hyrjen e ushtarëve serbë në Kosovë, ka disa fjalë për liderët politik

Aktuale

Milazim Krasniqi reagon për hyrjen e ushtarëve serbë në Kosovë, ka disa fjalë për liderët politik

Nga: M.H Më: 8 gusht 2020 Në ora: 21:18
Milazim Krasniqi

Gjatë ditës së sotme kanë vazhduar reagimet në lidhje me futjen e ushtarëve serbë në territorin e Kosovës.

Pa reaguar nuk mbeti as profesori univeristar Milazim Krasniqi, I cili përmes një postimi në facebok është shprehur që kjo ngjarje ka zbuluar joseriozitet dhe hilenë e spektrit politik, transmeton “Bota sot”.

Krasniqi më tej u shpreh që dikush po ia lë fajin reciprocitet e dikush po e lun rolin e Robin Hudit dhe dikush po kërkon dorëheqje në adresë të gabuar. Sipas Krasniqit deklarata e policisë dhe KFORI-t është e pastërt pasiqë KFORI ka mandatin në atë zonë.

Postimi i plotë

Ngjarja në Karaqevë po e zbulon joseriozitetin dhe hilenë e spektrit politik në vend. Dikush ia lë fajin reciprocitetit, dikush luan rolin e Robin Hudit, dikush kërkon dorëheqje në adresë të gabuar. Një cirk i paparë. Ndërsa deklarata e drejtorit të policisë sonë është e qartë, kristal, siç është edhe deklarata e KFOR-it e qartë, kristal. KFOR-i e ka mandatin në atë zonë, me Marrëveshjen e Kumanovës dhe sipas rezolutës 1244. KFOR-i vepron si ta sheh vetë të përshtatshme, për ruajtjen e paqes. A ka more kush u tregon këtyre politikanëve, se u bënë përrallë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat