Deputetët Bajqinovci, Rrahmani dhe Bajraliu vizitojnë Karaçevën së bashku me zyrtarët e VV-së në Kamenicë

Aktuale

Deputetët Bajqinovci, Rrahmani dhe Bajraliu vizitojnë Karaçevën së bashku me zyrtarët e VV-së në Kamenicë

Nga: Drilon Rrahmani Më: 8 gusht 2020 Në ora: 21:19
Deputetët Bajqinovci, Rrahmani dhe Bajraliu vizitojnë Karaçevën së bashku me zyrtarët e VV-së në Kamenicë

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, Eman Rrahmani dhe Arta Bajraliu kanë qëndruar sot në fshatin Karaçevë afër kufirit me Serbinë, zonë kjo në të cilën dje xhandarmëria serbe hyri ilegalisht në territorin e Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës u shoqëruan edhe nga kryetari i VV-së në Kamenicë, Bajram Mavriqi së bashku me zyrtarë e aktivistë tjerë të Vetëvendosjes nga qendra e Kamenicës.

Mavriqi ka shkruar në Facebook se është kërkesë urgjente e banorëve që sa më parë të vendoset aty një pikëqëndrim i përhershëm i Policisë së Kosovës, të cilët do të rrisnin ndjenjën e sigurisë së banorëve lokal.

Ai shtoi tutje se Vetëvendosje nuk pranon asnjë justifikim kur vie në shprehje cënimi dhe shkelja e integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat