Pasuria e deputetes Mimoza Kusari- Lila, e deklaruar për AKK

Aktuale

Pasuria e deputetes Mimoza Kusari- Lila, e deklaruar për AKK

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 00:40
Mimoza Kusari- Lila

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari- Lila ka deklaruar pasurinë e saj për Agjencionin Kundër Korrupsionit (AKK).

Kusari ka deklaruar një banesë 200 m2, 180 mijë euro përgjatë vitit 2008, derisa në pronësi të përbashkët ka deklaruar edhe një banesë 100 m2, të blerë 70 mijë euro.

Deputetja në fjalë nuk ka deklaruar të ketë veturë personale, derisa një të tillë e ka deklaruar në emër të bashkëshortit, të tipit “GLK” Mercedes, në vlerë 11 mijë e 500 euro.

Kusari- Lila i ka deklaruar edhe paratë e gatshme të mbajtura në institucione financiare, se që janë 599 euro.

Tutje, ajo ka deklaruar edhe për detyrimet e saj financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat