Vlerat e luftës dhe Gjykata Speciale, familja e Haki Imerit përmend emrat e Thaçit, Haradinajt dhe Limajt - Bota Sot
Vlerat e luftës dhe Gjykata Speciale, familja e Haki Imerit përmend emrat e Thaçit, Haradinajt dhe Limajt

Aktuale

Vlerat e luftës dhe Gjykata Speciale, familja e Haki Imerit përmend emrat e Thaçit, Haradinajt dhe Limajt

Nga: A.M. Më: 9 gusht 2020 Në ora: 07:31
Haki Imeri, Hashim Thaçi

Familja e Haki Imerit ka reaguar lidhur me propozimin e bërë për vlerat e luftës, ka folur edhe për shpërbërjen e Gjykatës Speciale.

Në postimin e tyre në Facebok, kanë shkruar se duhet patur kujdes me propozime për "vlera" të luftës se nëse Gjykata Speciale konstaton se autorët e propozimeve të tilla përfundojnë si urdhërdhënës dhe vrasës të shqiptarëve atëherë si duhet trajtuar këto "vlera" lufte që edhe mund të jenë thjesht vepra kriminale kur dihet se kush qëndron prapa një skenari të tillë.

Postimi i plotë:

Duhet patur kujdes me propozime për "vlera" luftë se nëse Gjykata Speciale konstaton : autorët e propozimeve të tilla përfundojnë si urdhërdhënës dhe vrasës të shqiptarëve atëherë si duhet trajtuar këto "vlera" lufte që edhe mund të jenë thjesht vepra kriminale kur dihet se kush qëndron prapa një skenari të tillë.

-ish Presidenti Thaçi duhet të pajtohet me realitetin dhe të gjithë ata që thirren në mashtrime të kësaj natyre duhet patjetër ta kuptojnë se amerikanët dhe europianët nuk hanë bar të zheginave...

-ish kryeministri Haradinaj

-ish ministri i transportit Limaj

-ish ministra e zëvendës ministra duhet të pajtohen me miqtë tanë amerikan, në konkst të këtij mesazhi që e dha Ambasadori amerikan në lidhje me "vlerat" e luftës.

-Gjykata Speciale sigurisht shumicën e listës se "vlerave " të luftës që janë të propozuara sipas apetitit të ca profitereve të luftës banditëve të post-luftës i i trajton me seriozitet maksimal për këtë mos u merakoseni fare.

Një këshillë Gratis për ata që po ëndërrojnë ta shpërbejnë Gjykatën Speciale. Gjykata Speciale shpërbehet siç tha edhe Zotëri Palmeri kur e kryen misionin e saj. Prandaj keni durim edhe dy dekada se vitet shkojnë shpejt ... 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat