OVL e UÇK-së vjen me një paralajmërim për Hotin

Aktuale

OVL e UÇK-së vjen me një paralajmërim për Hotin

Nga: M.H Më: 9 gusht 2020 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar përmes një shkrimi në facebok pas lajmeve se veteranë të UÇK-së po ndalohen nga autoritet në shtete të ndryshme për shkak se gjenden në listën e Interpolit, si të dyshuar për krime lufte në Serbi.

Gucati i drejtohët organëve të Kosovës mirëpo edhe atyre ndërkomëbtarë që të mos cenojnë më dinjitetin e veteranëve të UÇK-së, duke kërkuar nga kryeministri Hoti që të ndërpriten bisedimet me Serbinë përndryshe do të ketë protesta.

Në fund Gucati thotë që është koha e fundit që Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, organet e drejtësisë, Eulexi dhe organet tjera ndërkombëtare ta rregullojnë urgjentisht problemin e listave të serbisë të pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol.

Postimi i plotë

Arrestimet e pjesëtarëve të UÇK-së sipas listave të Interpolit, pjesë e skenarëve të shtetit serb
Shteti serb që nga viti 2002 i kishte përpiluar disa lista të pjestarëve të UÇK-së, të cilat me kerkesën e Serbisë kishin përfunduar në Interpol. Që nga kjo kohë, pjestarët e UÇK-së, janë malltretuar, janë ndaluar e keqtrajtuar nëpër kufi të shteteve të ndryshme të Evropës e më gjërë. Këto veprime të Serbisë kanë qenë veprime të paligjëshme, arbitrare dhe kanë cenuar Kushtetuten dhe rendin e brendshëm të Shtetit të Kosovës. Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, por edhe në emrin tim përsonal si kryetar i kësaj Organizate, i’u bëj me dije por edhe apeloj publikisht tek të gjitha organet e Kosovës, ato ndërkombëtare dhe strukturat e Interpolit dhe Eulex-it; mos luani më, me dinjitetin, lirinë dhe të drejtat njerëzore të Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Është tepruar me degradimin e kësaj shtrese të shoqërisë, bëjë apel tek bota e qytetëruar, të ndalet ky represin kaq i egër dhe i njëanëshëm që po ndodhë tash e 20 vite. Apeloj tek Kryeministri Hoti, që ti ndërpret bisedimet me Serbinë, ose do të përballet më protesta të përditëshme. Arrestimet e fundit të veteranëve të UÇK-së sipas listës së re të Interpolit që i ka dërguar Serbia, është një dhunim dhe cenim i lirive dhe të drejtave të njeriut që po e bën Interpoli, por edhe organet e “drejtësisë” që e kanë miratuar këtë listë apriori pa kurrfarë baze, vetëm me kërkesë të Serbisë. Është tepruar loja më listat e UÇK-së në Interpol. Është shkelje e pa presedan nga Bashkësia Ndërkombëtare qe i ka lejuar Interpolitit një veprim kaq të padrejt ndaj pjestarëve të UÇK-së. Edhe sa falsifikime e akuza duhet ti toleroj UÇK-ja mbi supet e veta me propozime të Serbisë. Konsideroj që këto veprime janë vazhdimësi e përpjekjeve të Serbisë dhe partnerve të dëgjueshëm të saj, për denigrimin, njollosjen dhe komprometimin e kësaj lëvizjeje politiko ushtarake, që mbrojti popullatën e Kosovës në vitet 1998 1999. Është koha e fundit që Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, organet e drejtësisë, Eulexi dhe organet tjera ndërkombëtare ta rregullojnë urgjentisht problemin e listave të serbisë të pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol. Sepse ky veprim i Serbisë me listat e veteranëve të UÇK-së, është veprim ilegal kundër Kosovës. Prandaj Qeveria e Kosovës sa më parë duhet të marrë masa në këtë drejtim, sepse akuzat e Serbisë në këtë drejtim janë krejtësisht të pa baza. Padrejtësia ndaj veteranëve të UÇK-së që ua mohon atyre të lëvizin të lirë, sipas skenarëve serbë e bënë të pabesueshme punën e Interpolit dhe organeve tjera të sigurisë dhe drejtësisë ndërkombëtare.
Hysni Gucati Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat