“Hutia e kushtueshme e Qeverisë Hoti”, deklarata kundërthënëse mes ministrave për hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë

Aktuale

“Hutia e kushtueshme e Qeverisë Hoti”, deklarata kundërthënëse mes ministrave për hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 9 gusht 2020 Në ora: 12:48
Xhandarmëria serbe në territorin e Kosovës

Në Qeverinë e Kosovës, kanë dhënë deklarata kontradiktore për hyrjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, dy ditë më parë.

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ka thënë se hyrja e xhandarëve serbë, ishte vetëm një patrullim i përbashkët me KFOR-in. Ndërsa, sipas ministres së Punëve të Jashtme Meliza Hadainaj-Stublla, patrullimi i serbëve në Karaçevë, ishte i paautorizuar, përcjell Bota sot.

Duke komentuar këtë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Gazmend Gjyshinca, ka thënë se kjo është një huti e kushtueshme e Qeverisë Koti”.

Ai ka thënë se sikur po bëhet fjalë për ministra të shteteve të ndryshime, e jo të së njëjtës qeveri, për shkak të deklaratave të tyre kundërthënëse.

Reagimi i plotë i Gjyshincës në Facebook:

Hutia e kushtueshme e Qeverisë Koti

Sikur bëhet fjalë për ministra të dy shteteve të ndryshme, dhe jo të së njëjtës qeverie!?

Agim Veliu: “Nga Gjenerali Risi u njoftova se KFOR-i ishte alarmuar për këtë incident nga raportimet e mediave, pasi që një veprim i tillë ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët rutinor dhe i sinkronizuar i KFOR-it dhe i Forcave të Armatosura të Republikës së Serbisë, me të cilat që nga viti 2008, KFOR-i zhvillon patrullime të përbashkëta përgjatë vijës kufitare. Pra, ky ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët”.

Meliza Haradinaj: “Ngjarja e 7 gushtit në Karaçevë nuk rezulton të jetë patrullim i sinkronizuar, por patrullim i përbashkët me Serbinë, për të cilin nuk ka askush mandat e as autorizim. Popullit të shqetësuar duhet t’i sqarohet se a e ka shkelur Serbia marrëveshjen me NATO-n që ka hyrë 300 metra brenda territorit të Kosovës, apo këtë e ka bërë me aprovimin paraprak!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat