Shefi i kabinetit të Agim Veliut ka një ftesë publike për Vetëvendosjen dhe PDK-në

Aktuale

Shefi i kabinetit të Agim Veliut ka një ftesë publike për Vetëvendosjen dhe PDK-në

Nga: A.Zh Më: 9 gusht 2020 Në ora: 13:15
Agim Veliu dhe Bajram Gecaj

Bajram Gecaj, shefi i kabinetit të Agim Veliut në ministrinë e Punëve të Brendshme, ka ftuar opozitën që të përfshihet në dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se dialogu është përgjegjësi e madhe dhe pa përfitime individuale.

Gecaj ka thënë se dialogu një herë e mirë, duhet të vendoset në fushën e interesit nacional, përcjell Bota sot.

Reagimi i Gecajt në Facebook:

U them nga përvoja ime personale se dialogu nuk është asfarë privilegj, por një përgjegjësi e madhe dhe pa përfitime individuale.

Në dialog duhet të involvohen dhe ka vend të mjaftueshëm bash për secilin, përfshirë edhe opozitën.

Prandaj do të ishte e udhës që çështjen e dialogut njëherë e përgjithmonë ta heqim nga domeni i rivaliteteve politike e ta vendosim aty ku e ka vendin – strikt në fushën e interesit nacional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat