“Përplasja” me Hotin për xhandarmërinë serbe, Abdullahu: Ky është qëllimi i Haradinajt

Aktuale

“Përplasja” me Hotin për xhandarmërinë serbe, Abdullahu: Ky është qëllimi i Haradinajt

Nga: A.Zh Më: 9 gusht 2020 Në ora: 13:49
Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj

Analisti politik Faton Abdullahu, ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti, për deklaratën e tij se nuk ka nevojë për shqetësime, pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës.

Ai ka thënë se parakalimi si në “bahçe të babës” nga ushtria serbe, është dashur të kritikohet shumë më ashpër nga kryeministri Hoti, pasi ka mundur të kishte incidente, përcjell Bota sot.

Abdullahu ka theksuar Hoti e kritikoi Ramush Haradinajn që ishte në Karaçevë, për inati, pasi ky i fundit po i bën “zullum” atij për dialogun me Serbinë.

Reagimi i plotë i Abdullahut në Facebook:

Kryeministri Hoti dhe xhandarmëria serbe

Shqetësimi im më i madh për hyrjen e xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës është se po thuhet, nuk ka nevojë të shqetësohemi. Në këtë relativizim po insiston Kryeministri Hoti. Duke u munduar ta paraqet këtë si diçka jo shqetësuese për sigurinë tonë, ai dëshiron ta amortizoj kritikën ndaj tij se në këtë drejtim Qeveria nuk po bën asgjë.

Ky parakalim, si në bahçe të babës, i xhandarmerisë serbe në Kosovë është dashur të kritikohet ashpër, shumë ashpër nga Kryeministri Hoti. Po ashtu është dashur të kritikohet përpjekja për mos ta bërë këtë punë të madhe, se kjo na qenka rutinë që bëhet në bashkëpunim me KFOR-in. Të kuptohemi, kjo është serioze, ka mundur të ketë incidente të qytetarëve me xhandarët serb, mandej kjo ka mundur të përkeqësohet dhe të nxitet pasiguria dhe shpërngulja e qytetarëve dhe biznesit atje. Për më shumë ky reagim i munguar i Hotit është dashur të ndërlidhet me armatimin e vazhdueshëm që po e bënë Serbia kohëve të fundit.

Kurse Kryeministri Hoti në këtë rrethanë e gjeti me kritiku Ramush Haradinajn pse ishte në Karaqevë dhe këtë e bëri cok për inati, sepse partneri i tij, z. Haradinaj, ja ka shtru zullumin e po e kritikon për dialogun me Serbinë. Fundja z. Haradinaj mund ta kritikosh për shumë gjëra, po jo kur ju del xhandarëve serb përpara Mirëpo zoti Hoti gaboj edhe me këtë heshtje të pajustifikueshme dhe relativizim impotent sepse të keqen e krejt kësaj nuk po e sheh ashtu si është, por ashtu si ka dëshirë të jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat