Kurti publikon të dhëna për mungesë lexueshmërie, tregon sa fëmijë praktikojnë kopjimin e detyrave

Aktuale

Kurti publikon të dhëna për mungesë lexueshmërie, tregon sa fëmijë praktikojnë kopjimin e detyrave

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 14:27
Albin Kurti

Kryetari i Levizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se nuk jemi të vetëdijshëm sa shumë probleme sot janë pasojë direkte e arsimimit të dobët, duke nisur nga keqqeverisja lart deri te mjerimi poshtë.

Ai duke komentuar të gjeturat nga studimet që trajtojnë lexueshmërinë dhe mësimin në Kosovë, ka shkruar në Facebook se nëse duam të kemi shtet dhe përparim, duhet ta rikthejmë dijen si vlerë dhe të diturin si autoritet.

“Prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm. Bibliotekat publike nëpër komuna dhe ato private nëpër familje janë të varfëra. Mungon kultura dhe shprehia e leximit. Nxënësit i kalojnë mesatarisht afër shtatë orë në ditë para ekraneve të ndryshme, prej të cilave vetëm dy orë për mësim (lexim e kërkime). Shumica e nxënësve nuk arrijnë t'i kujtojnë tre librat e fundit që kanë lexuar. 2/3 e tyre e praktikojnë kopjimin e detyrave dhe referateve nga interneti. Sa më të rritur nxënësit, aq më pak lexojnë e aq më shumë kopjojnë. Këto janë disa prej të gjeturave nga studimet që trajtojnë lexueshmërinë dhe mësimin në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat