​Hoti: Vendimi për hapjen e shkollave varet nga gjendja me COVID-19

Aktuale

​Hoti: Vendimi për hapjen e shkollave varet nga gjendja me COVID-19

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 16:11
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është deklaruar në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor në vendin tonë.

Procesi mësimor që nga marsi është mbajtur online për shkak të shpërthimit të pandemisë me koronavirus.

E dilemat rreth asaj nëse procesi mësimor do të mund të fillojë të mbahet në bankat shkollore është ende i paqartë.

Në një postim në Facebook, kryeministri Hoti ka thënë se vendimi final për hapjen e shkolla do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike.

Postimi i plotë:

Në përputhje me vendimin e Qeverisë të datës 28 korrik 2020, MASH dhe IKSHP po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori.

Po studiohen përvojat e vendeve të tjera. Sigurisht se vendimi final për hapjen e shkolla do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike.

Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet.

Gjatë javës që vjen, do të jemi në kontakt me kryetarët e komunave dhe drejtorët për Arsim për të diskutuar modalitetet e mundshme të fillimit të vitit shkollor.

Jemi duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm profesional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat