Deputeti i LDK-së që iu vërsul Vjosa Osmanit: Nuk pendohem, partia më mbështetë - Bota Sot
Deputeti i LDK-së që iu vërsul Vjosa Osmanit: Nuk pendohem, partia më mbështetë

Aktuale

Deputeti i LDK-së që iu vërsul Vjosa Osmanit: Nuk pendohem, partia më mbështetë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 17:15
Deputeti i LDK-së që iu vërsul Vjosa Osmanit: Nuk pendohem, partia më mbështetë

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj e thotë me mburrje se është deputeti më i votuar nga radhët e LDK-së në Prizren, sic shprehet: “në të gjitha mandatet”.

Ukaj në ka thënë se rasti me kryeparlamentaren Vjosa Osmani ka ndodhë aty për aty.

“Kur unë jam munduar me ja tërheqë vërejtjen znj. Osmani se deputetët e VV, flasin edhe nga anash dhe ajo nuk ua tërhek vërejtjen, kurse neve të Lidhjes Demokratike për çdo imtësinë na drejtohet: ulu, shuj, mjafton e këso sjelljesh. Kështu që për momentin unë kam reaguar dhe ajo ka reaguar, ka ndodhë cfarë ka ndodhë, shihet dhe në televizione, dhe ky rast ka përfunduar me kaq. Mirëpo znj. Osmani, rastin që ka ndodhë, për momentin, e ka lajmëruar edhe në polici, për çka dhe kam dhënë deklaratë” – ka thënë deputeti Xhavit Ukaj në një intervistë për IO.

Ukaj nuk e mohon se ishte acaruar edhe për shkak të qëndrimeve të bashkëpartiakes së tij e cila është rreshtuar kundër vendimeve të Partisë.

“Po normal, qëndrimet e saj tashmë nuk përkojnë me qëndrimet e LDK-së.S’është e drejt fare, s’është e drejtë sepse prej 28 deputetëve vetëm ajo është jashtë qëndrimeve të LDK-së, kështu që dhe nuk e shoh të arsyeshme ajo me u nda, në atë formë”– ka thënë Ukaj.

Nga ana tjetër reagimi i LDK-së ndaj këtyre përpasjeve është mbështetës thotë deputeti nga Prizreni.

“Normalisht që më ka mbështetë (LDK) … se s’ka pas pse me më kritikuar aty… të jemi më të qartë, unë znj. Osmani nuk e kam ofenduar cfarë është kryesorja. Ajo e ka ngritë zërin, unë e kam ngritë zërin dhe asnjë fjalë ofenduese nuk e kam përdorë… për ta vërtetuar këtë, kam dhënë deklaratë dhe në polici por dhe ekzistojnë incizimet direkte” – ka thënë Ukaj.

“Jo… krejt ka përfunduar aty dhe nuk jam penduar fare sepse nuk e kam ofenduar, kështu që nuk kam nevojë të pendohem” – është shprehur deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj.

“Ajo e ka ngritë zërin dhe gishtin. Normalisht dhe unë kam reaguar, iu kam afruar afër, ia kam tërhekë vërejtjen të mos bërtas se ti je deputete dhe une jam deputet. Të njëjtin rol e kemi në Kuvend” – ka deklaruar ai.

Ndërsa sa i përket rastit të Mimoza Kusari-Lilës, deputeti Xhavit Ukaj thotë se e kishte bërë vetëm një koment për të, dhe se s’ka kurrfarë kontakti me deputeten e Vetëvendosjes.

Ai shpreson të mos ndodhin përsëri raste të tilla në Kuvendin e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat