Këto janë veturat e shtrenjta që vozitin ministrat e Qeverisë Hoti

Aktuale

Këto janë veturat e shtrenjta që vozitin ministrat e Qeverisë Hoti

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Edhe ministrat e kabinetit Hoti, kanë pasuri të majme, disa prej tyre milionëshe.

Shtëpi, banesa, vetura të shtrenjta, para të majme të mbajtura në banka, pronësi në biznese të ndryshme janë pasuritë e ministrave të rinj.

Por në këtë shkrim do të tregohet se çfarë vetura posedojnë ministrat e qeverisë Hoti.

Veturën më të shtrenjtë e posedon Blerim Kuçi, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit i cili ka deklaruar veturë të tipit Mercedes në vlerë 65 mijë euro siç thotë e ka blerë më 2018 nga aktiviteti i biznesit.

Kryeministri Avdullah Hoti nuk ka deklaruar të ketë veturë.

Veturat e zv.kryeministrave

Zv.kryeministri Driton Selmanaj – posedon dy vetura: Veturë Passat CC në vlerë 11,500.00 (shitja e veturës dhe kredi 2018) dhe veturë Fiat Punto të blerë në vitin 2009 në vlerë 4,000 euro.

Zv.kryeministri Besnik Tahiri – posedon veturë Audi Q7 të blerë në vitin 2017 në vlerë 14 mijë euro.

Zv.kryeministrja Albulena Balaj-Halimaj – ka deklaruar dy vetura në pronësi të përbashkët, njëra në vlerë 8 mijë euro dhe tjetra 5 mijë euro.

Zv.kryeministri Goran Rakiç – (ministër i Administratës Publike) ka deklaruar veturë Grand Cherokee në vlerë 10 mijë euro të blerë në vitin 2007.

Veturat e ministrave:

Besian Mustafa – ministër i Bujqësisë ka deklaruar se posedon veturë Peugeot 308 në vlerë 6 mijë euro të blerë në vitin 2012.

Meliza Haradinaj – ministre e Jashtme ka deklaruar veturë në pronësi të bashkëshortit në vlerë 58 mijë euro.

Blerim Kuçi, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit ka deklaruar veturë të tipit Mercedes në vlerë 65 mijë euro siç thotë e ka blerë më 2018 nga aktiviteti i biznesit.

Hykmete Bajrami – ministre e Financave ka deklaruar dy vetura të tipit Mercedes. Njërën në vlerë 20 mijë euro të blerë në vitin 2018 (siç thotë: nga shitja e vetures Mercedes C220+Kursime +|Kredi) dhe tjetra në vlerë 11 mijë të blerë në vitin 2017 me kredi dhe kursime.

Anton Quni – ministër i Mbrojtjes ka deklaruar veturë të tipit VW Jeta në vlerë 11 mijë euro të blerë në vitin 2019.

Arban Abrashi – ministër i Infrastrukturës ka deklaruar se posedon veturë në vlerë 4500 euro të blerë me paga e kursime në vitin 2007.

Armend Zemaj – ministër i Shëndetësisë ka në pronësi veturë të tipit Audi në vlerë 13 mijë e 500 euro të blerë në vitin 2019 (siç thotë: ndërrim me të vjetrën pa doganë).

Skender Reçica – ministër i Punës – mungon raportimi i fundit në AKK (vitin e kaluar kishte deklaruar veturë në vlerë 5 mijë euro të blerë në vitin 2008)

Selim Selimi – ministër i Drejtësisë – mungon raportimi i fundit në AKK. (Në vitin 2019 sa ishte shef i stafit atë kohë të kryeministrit Ramush Haradinaj kishte deklaruar veturë-Nissan në vlerë 20 mijë euro të blerë me kredi).

Agim Veliu – ministër i Punëve të Brendshme nuk ka deklaruar të ketë veturë.

Vlora Dumoshi – ministre e Kulturës nuk ka deklaruar të ketë veturë.

Vesel Krasniqi – ministër i Tregtisë dhe Industrisë – Mungon raportimi i fundit në AKK

Dalibor Jevtiq – ministër i Kthimit dhe Komunitetit – Mungon raportimi i fundit në AKK

Enis Kervan – ministër i Zhvillimit Rajonal – Mungon raportimi i fundit në AKK

Ramë Likaj – ministër i Arsimit – Mungon raportimi i fundit në AKK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat