Flasin nga PDK-ja: Këto janë të vërtetat për hyrjen në koalicionin qeveritar

Aktuale

Flasin nga PDK-ja: Këto janë të vërtetat për hyrjen në koalicionin qeveritar

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 9 gusht 2020 Në ora: 21:14
Isa Mustafa/ Kadri Veseli

Derisa po flitet se PDK-ja do të jetë shpejtë pjesë e koalicionit qeverisës, në lidhje me këtë përmes një bisede telefonike ka qartësuar gjithqka deputetja e kësaj partie, Ariana Musliu Shoshi për ‘Bota sot’.

Ajo thotë se kjo ҫështje nuk është diskutuar asnjëherë në organet e partisë dhe zyrtare nuk ka asgjë. Deputetja Musliu Shoshi insiston se temë asnjëherë nuk është diskutuar asnjëherë brenda partisë.

“Sinqerisht nuk është diskutuar as edhe një herë në organet e partisë. Kështuqë zyrtarisht nuk ka asgjë. E nuk ka mundësi me u vendos e as me bë koalicion pa vendos Këshilli drejtues dhe kryesia e partisë. Në asnjërën nga këto organe përfshi edhe grupin parlamentar asnjëherë nuk është diskutuar dhe as nuk ka qenë temë”, thekson deputetja e PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat