3976 raste aktive me Covid-19, si krahasohet Kosova me shtetet e rajonit

Aktuale

3976 raste aktive me Covid-19, si krahasohet Kosova me shtetet e rajonit

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 22:22
Ilustrim

Kosova po përballet me raste të shumta të Covid-19, ndërsa është infektuar edhe kryeministri, Avdullah Hoti dhe zëvendësi i tij, Driton Selmanaj.

Kosova ka gjithsej 10247 raste me Covid-19 të konfirmuara. Prej tyre 5944 persona janë shëruar ndërsa 327 persona kanë ndërruar jetë.

Në krahasim me vendet e rajonit, Kosova ka shtim të madh të rasteve të cilat erdhën pas lehtësimit të masave.

Shqipëria ka për momentin 6411 raste totale me Covid-19. 3342 persona janë shëruar ndërsa 199 kanë ndërruar jetë. Shqipëria qëndron pak më mirë se Kosova me raste aktive. Për momentin janë 1870 persona me virus në Republikën e Shqipërisë.

Më keq se Kosova qëndron Maqedonia e Veriut. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 85 raste me Covid-19 në këtë shtet. 11839 raste janë të konfirmuara gjithsej, ndërsa 7664 persona janë shëruar. 527 të tjerë kanë humbur jetën pas prekjes nga virusi. 3648 raste janë ende aktive.

Serbia ka 28099 raste me Covid-19 të konfirmuara. 13411 janë shëruar nga virusi ndërsa 641 persona kanë humbur jetën.

Mali i Zi ka gjendjen më të mirë me pandemi. Janë 3588 raste me koronavirus në Mal të Zi. 2407 persona janë shëruar ndërsa 62 persona kanë humbur jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat