Shtëpi, banesa, vetura e të ardhura të 'majme' nga Amerika, kjo është pasuria milionëshe e Haki Abazit

Aktuale

Shtëpi, banesa, vetura e të ardhura të 'majme' nga Amerika, kjo është pasuria milionëshe e Haki Abazit

Nga: H.O. Më: 9 gusht 2020 Në ora: 22:46
Haki Abazi

Mbi 800 mijë euro është pasuria e paluajtshme e deklaruar nga Haki Abazi. Si deputet i Kuvendit të Kosovës, Abazi ka deklaruar në AKK se posedon një makinë Audi A8 në vlerën 20 mijë euro, derisa ka deklaruar edhe një veturë Audi A4 në pronësi të bashkëshortes në vlerën 5 mijë euro dhe një Audi A3 në vlerën 6 mijë euro, në pronësi të prindit.

Image

Ai posedon edhe letra me vlerë nga New York që të dyja kanë vlerën 140 mijë euro.

Image

230 mijë euro janë borxhet e tij, si kredi për shtëpi dhe bursë studimesh.

Abazi ka deklaruar se ka një pagë mujore në vlerën mbi 1.500 euro, pagën e bashkëshortes në vlerën 4 mijë euro nga një kopsht fëmijësh në SHBA, pensionin 300 euro të prindit dhe 1000 euro në emër të fëmijëve.

Image

Kështu pasuria e tij në total është mbi 1 milionë euro apo rreth 1.058 mijë euro./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat