Sapo të kthehet në zyrë, Hotin e presin këto telashe

Aktuale

Sapo të kthehet në zyrë, Hotin e presin këto telashe

Nga: D.RR Më: 9 gusht 2020 Në ora: 22:49
Avdullah Hoti

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, në një postim në Facebook ka shkruar se kryeministrin Hoti e presin telashe të mëdha kur të kthehet në zyrë, pasi ta mposht koronavirusin.

Sipas tij, mocioni i mosbesimit i LVV, presioni i Listës Serpska kundër Ligjit për UÇK-në, presioni i AAK-së për dialogun në Bruksel, lojërat hileqare të disa bashkëpartiakëve nga LDK-ja, kërcënimet e veteranëve me protesta, mesazhi i koduar i KFOR-it nga Karaqeva dhe mbi të gjitha , lufta kundër pandemisë janë telashet që e presin Hotin.

Krasniqi ka thënë se nëse kryeministri arrin t’i zgjidh të gjitha këto çështje, do të bëhet një lider i vërtet.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministri Avdullah Hoti po përballet me COVID 19, shpresojmë të del fitimtar. Por sapo të kthehet në zyrë, e presin telashe të tjera. Ja tabela: mocioni i mosbesimit i LVV( ndonëse sipas gjasave, pa asnjë efekt), presioni i Listës Serpska kundër Ligjit për UÇK-në, presioni i AAK-së për dialogun në Bruksel, lojërat hileqare të disa bashkëpartiakëve nga LDK-ja, kërcënimet e veteranëve me protesta, mesazhi i koduar i KFOR-it nga Karaqeva dhe mbi të gjitha , lufta kundër pandemisë. Ky është një rast ideal për një politikan, pra edhe për Hotin: nëse i përballon me sukses të gjitha këto probleme e presione, bëhet lider i vërtetë. Nëse jo, nuk humb shumë vakt, po i kthehet akademizmit. Mbi të gjitha, ia dëshiroj shërimin e shpejtë e të plotë! Të tjerat duhet ta presin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat