Kurti: Gabimi fatal, ja pse PDK-ja nuk po e përkrah rrëzimin e Hotit

Aktuale

Kurti: Gabimi fatal, ja pse PDK-ja nuk po e përkrah rrëzimin e Hotit

Nga: A.Zh Më: 10 gusht 2020 Në ora: 07:40
Avdullah Hoti

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur javën e kaluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Zyrtarë nga kjo parti kanë ftuar edhe Partinë Demokratike të Kosovës, të mbështetur mocionin e tyre. Por, këta të fundit, nuk janë përgjigjur pozitivisht, duke pyetur se kur VV-ja ua hoqi “vijat e kuqe”.

Duke komentuar për këtë, Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se partisë së Kadri Veselit, nuk iu përshtaten aktualisht zgjedhjet.

Ai e ka quajtur këtë gabim fatal për të ardhmen e PDK-së, përcjell Bota sot.

“PDK, nuk po e mbështet mocionin për rrëzimin e qeverisë Hoti - sepse atyre në këtë moment nuk ju përshtaten zgjedhjet. Një gabim fatal për të ardhmen e këtij subjekti politik!”, ka thënë Kurti në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat