Xhandarmëria serbe hyri në Kosovë, ish-agjenti i SHIK-ut, publikon këtë fotografi dhe ka një mesazh publik për liderët politik

Aktuale

Xhandarmëria serbe hyri në Kosovë, ish-agjenti i SHIK-ut, publikon këtë fotografi dhe ka një mesazh publik për liderët politik

Nga: N.Sh. Më: 10 gusht 2020 Në ora: 08:29
Fotografi kur Policia e Kosovës ishte kapur nga Policia serbe

Javën e kaluar xhandarmëria serbe ka shkelur territorin e Kosovës.

U publikon disa fotografi të xhandarmërisë serbe e cila ishte futur në Karaqevë, ku banorët e asaj ane ishin ndier të rrezikuar dhe të pambrojtur nga shteti ynë.

Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, duke iu drejtuar liderëve politikë në Kosovë që të mendojnë edhe për shtetin e Kosovës dhe jo vetëm për vetën e tyre.

Miftari ka publikuar edhe një fotografi të policiëve të Kosovës, të cilët ishin kapur nga policia serbe vite më parë në kufi me Serbi.

Për më shumë, lexojeni postimin e Miftarit:

Hashim, Kadri, Isë, Dull, Ramush, Daut, Famir, Behxhet sa mendoni vetëm për veti dhe për djemët tuaj e terminaleve të tyre mendoni pak edhe për shtetin tonë nëse s’keni zotësi shkoni në shtëpi!

Minister Agim Veliu mos shitni tani qallum policia e jote defilojnë në Karaqevë... tek pas disa ditëve pasi tu shkel teritori i shtetit nga forcat Serbe bëne detyren tuaj çka e keni me kushtetutë, e mos boni poltikë e me shit qallum me Polic se përfundoni prap kështu turpshëm kur tu kanë zënë rob policët e shtetit në detyrë kinse tuj rujt kufirin por jeni kap befasi tuj hanger fara të zeza të bleme te Bungu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat