Haziri: Java e ardhshme vendimtare për qeverinë, priten zhvillime nga Gjykata Speciale

Aktuale

Haziri: Java e ardhshme vendimtare për qeverinë, priten zhvillime nga Gjykata Speciale

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 08:33
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për Qeverinë e Kosovës.

Haziri ka thënë se java e ardhshme pritet të jetë e rëndësishme dhe vendimtare.

“Priten zhvillime të rëndësishme nga dhomat e Specializuara”, ka deklaruar Haziri për Kanal 10 ndër tjerash.

Ai s’e ka përjashtuar mundësinë që të ketë rikonfigurim të qeverisë, por ka parashikuar që edhe nëse koalicionit qeveritar nuk do t’i bashkohet PDK-ja, qeveria të mbetet siç është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat