Hoti: Shumë shpejtë do të diskutohet plani i rimëkëmbjes së Telekomit

Aktuale

Hoti: Shumë shpejtë do të diskutohet plani i rimëkëmbjes së Telekomit

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 11:59
Avdullah Hoti

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se Telekomi do ta ketë mbështetjen e qeverisë së tij.

Pas një takimi virtual që pati me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, Hoti theksoi se u diskutua për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje.

Tutje ai tha se Qeveria e Kosovës si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin dhe shumë shpejtë do të diskutohet edhe plani i rimëkëmbjes.

Postimi i Hotit në Facebook:

Telekomi do ta ketë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës

Bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sot kemi zhvilluar takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit, me të cilët biseduam për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje. Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin dhe shumë shpejt do të diskutohet edhe plani për rimëkëmbjen, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i Telekomit.

#QeveriaHoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat