Çështja e 10 përqindëshit, Kuvendi ende nuk ka diskutuar ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale

Aktuale

Çështja e 10 përqindëshit, Kuvendi ende nuk ka diskutuar ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Trusti ka njoftuar se Kuvendi i Kosovës ende nuk ka diskutuar ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës. Për çka sipas një njoftimi ata thonë se janë në pritje të miratimit për ndryshimet ligjore në Kuvendin e Kosovës, që do t’ua mundësonte kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10%-shit.

“Deri më tani Kuvendi nuk e ka diskutuar ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale në Kosovë. Kujtojmë këtu se edhe nëse miratohen ndryshimet ligjore nga Kuvendi, Trusti është i obliguar të pres derisa ligji të hyjë në fuqi (nënshkrimin e ligjit nga Presidenti dhe publikimin në Gazetën Zyrtare)”, thuhet në komunikatë për media.

Aktualisht Trusti është duke punuar në përgatitjen e infrastrukturës që do të mundësonte realizimin e aplikimit përmes internetit për tërheqjen e 10%-shit. Kontribuuesit do të njoftohen me kohë për të gjitha detajet dhe për fillimin e këtij procesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat