Zemaj: Punonjësve shëndetësorë do t’u paguhen shtesat deri në 300 euro në muaj deri në fund të pandemisë

Aktuale

Zemaj: Punonjësve shëndetësorë do t’u paguhen shtesat deri në 300 euro në muaj deri në fund të pandemisë

Nga: G.B Më: 10 gusht 2020 Në ora: 15:31
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë do t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e tij drejtuar kryeministrit Hoti dhe ka gjetur mbështetje.

Postimi i tij i plotë:

Si ministër i Shëndetësisë sot kam kërkuar nga Kryeministri z. Avdullah Hoti, që deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, bazuar në kategorizimin e bërë sipas rrezikshmërisë së drejtpërdrejtë nga virusi Covid-19. Kërkesë e cila gjeti mbështetjen dhe mirëkuptimin e Kryeministrit.

#QeveriaHoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat