Shqetësimet për rastin e Karaçevës, duhet t'i adresojnë tek komandanti i KFOR-it në mënyrë që të mos përsëriten më

Aktuale

Shqetësimet për rastin e Karaçevës, duhet t'i adresojnë tek komandanti i KFOR-it në mënyrë që të mos përsëriten më

Nga: D.B. Më: 10 gusht 2020 Në ora: 17:13
Xhandarmëria serbe në Karaçevë

Siguria në Kosovë nuk vlerësohet edhe aq e qetë, kur kemi parasysh faktin se xhandarmëria serbe futet lirisht në Karaçevë dhe i trishton banorët. Madje pas kësaj nuk patëm as ndonjë reagim të fuqishëm nga institucionet tona.

Me këtë rast ka reaguar edhe analisti politik Leon Duhanaj, i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se çështja e patrullimit të linjës kufitare siç edhe e deklaruan zyrtarët e KFOR-it, është çështje e rregulluar me marrëveshje mes KFOR-it dhe Serbisë.

Sipas tij, këtë e dinë edhe subjektet politike në vend, por arsyeja pse merren vetëm me deklarata në Facebook tregon shumë.

ImageLeon Duhanaj

 

“Lind pyetja se si erdhi që pala serbe të futet aq thellë në Kosovë?! Për mendimin tim, kjo pyetje do të duhej parashtruar KFOR-it, e assesi të manipulojnë me qytetarët. Siç është ditur për sigurinë publike mandatin e ka KFOR dhe, kjo nuk ndryshon asgjë. Sa ta kemi KFOR-in në ketë rol, nuk do të ketë asnjë shqetësim për sigurimin e kufijve të Kosovës. Politika e Kosovës, duhet të kultivojë raporte korrekte me KFOR-in dhe mos ekspozohet me tema ë cilat as s’mund t'i ndryshojnë as t'i ndikojnë. Pra shqetësimet për rastin e Karaçevës, duhet t'i adresojnë tek komandanti i KFOR-it në mënyrë që të mos përsëriten më”, ka thënë analisti politik Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat