​Hoti përkujton dëshmorët: Lufta jonë për liri ishte e drejtë dhe e pastër

Aktuale

​Hoti përkujton dëshmorët: Lufta jonë për liri ishte e drejtë dhe e pastër

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 17:49
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka përkujtuar dëshmorët Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, të cilët ranë heroikisht 22 vjet më parë në luftën kundër regjimit serb.

“Abeja, një njeri me përvojë luftarake dhe me vullnet e trimëri të jashtëzakonshme, bashkë me trimat e tjerë, dëshmuan se lufta jonë për liri dhe pavarësi ishte e drejtë dhe e pastër, me ç'rast u mbështet edhe nga bota demokratike. Lavdi jetës dhe veprës së trimave tanë”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat