PDK e bën fajtor Kurtin për gjendjen aktuale: Ai duhet të kërkoj falje dhe jo ndihmë

Aktuale

PDK e bën fajtor Kurtin për gjendjen aktuale: Ai duhet të kërkoj falje dhe jo ndihmë

Nga: H.O. Më: 10 gusht 2020 Në ora: 20:45
Albin Kurti

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi në një postim të tij në Facebook ka reaguar pas letrës së ish kryeministrit Albin Kurtit, drejtuar ambasadorëve.

Bytyçi shkruan në Facebook se Albin Kurti si ish-kryeministër ka përgjegjësi për situatën aktuale në Kosovë.

Ai ka numëruar disa arsye pse Kurti është fajtor për gjendjen aktuale, duke thënë se ai duhet të kërkoj falje para qytetarëve dhe jo ndihmë nga ambasadorët.

Postimi  plotë:

Albin Kurti nuk është lideri i opozitës, por ish kryeministër që ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për situatën aktuale në Kosovë.

E para: Ftesa për asistencë nga ambasadorët e huaj se kinse na pret një katastrofë humanitare, është e turpshme, e papërgjegjshme dhe fyerje për shtetin e Kosovës.

E dyta: Nëse realizohet ky parashikim i errët i Albin Kurtit, ish-kryeministri është bashkëfajtor për dy gabime trashanike që e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje;

-Hapja e pakontrolluar e shtetit të Kosovës gjatë pandemisë për qëllime të ulëta politike - për të organizuar protesta. E që padyshim është njëra nga arsyet kryesore e shpërndarjes se virusit SARS-CoV-2 në këtë periudhë.

-Si dhe ofrimi i një pakoje financiare për zbutjen e krizës ekonomike, e cila asnjëhere nuk është zbatuar nga vet qeveria Kurti. Mijëra qytetarë e shumë ndërmarrje nuk e morrën ndihmen e merituar nga shteti.

Pra, ish-kryeministri nuk duhet të kërkojë ndihmë nga ambasadat por falje para qytetarëve, për prishjen e koalicionit në mes të pandemisë dhe braktisjen e qytetarëve të Kosovës në krizën më të madhe që nga përfundimi i luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat