A e detyroi AAK-ja Armend Zemajn që të tërhiqet nga kërkesa e tij për vetëizolimin pas kthimit nga Shqipëria?! Kjo është deklarata e tij

Aktuale

A e detyroi AAK-ja Armend Zemajn që të tërhiqet nga kërkesa e tij për vetëizolimin pas kthimit nga Shqipëria?! Kjo është deklarata e tij

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 21:40
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj duke folur për mosvënien e masës së vetëizolimit shtatë ditësh pas kthimit nga Shqipëria, ka theksuar se këtë vendim e kanë marrë pas vlerësimit të situatës së përgjithshme të pandemisë.

Ajo nuk e ka pranuar se tërheqjen nga kjo kërkesëe. Ka bërë për shkak të presionit nga ana e partnerit të koalicionit- AAK.

”Nuk është e vërtetë që masa e vetëizolimit është hequr për shkak të AAK-së. Partneri i koalicionit është shumë i kujdesshëm”, tha ai në emisionin “Prime Time” në Kanal 10.

Ai tha ndër të tjera se përditë ka ide të reja për masat anti- covid.

Ndryshe, ditë më parë Zemaj kishte propozuar që të gjithë kosovarët që kthehen nga Shqipëria duhet të vetëizolohen për shtatë ditë.

Ky propozim kishte nxitur reagime të ashpra nga AAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat